Reagon PD: Lojërat e fatit/ Edi Rama me ‘klanin e babëzisë’ rikthehen...

Reagon PD: Lojërat e fatit/ Edi Rama me ‘klanin e babëzisë’ rikthehen në vendin e krimit

25
0
Shares

“Edi Rama me ‘klanin e babëzisë’ rikthehen në vendin e krimit ndërsa lajmërojnë legalizimin e lojërave të fatit. PD i kujton Edit, Olsit dhe të gjithë kumarxhinjve, se ora e llogarisë së tyre po luhet në sytë e popullit”, deklaroi sot Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso.

Deklarata e Kasos:
Në vitin 2013, Edi Rama me ministrin e tij, atëhere ‘kampion’, tashmë në burg, e kodonin si ‘fundi i marrëzisë’ operacionin për mbylljen e basteve.

Makina e madhe e propagandës u vu në shërbim të idesë se, ky hap ndërmerrej për të pastruar qytetin, për të shpëtuar Shqipërinë, nënat e motrat e saj, për t’i lënë burrat “që të shkonin në darkë në shtëpi te gratë”.

Pas nëntë vitesh në pushtet, Edi Rama me ‘klanin e babëzisë’ kthehen në vendin e krimit me këngën e një avazi të ri.

Sot thonë: Bastet janë të mira. Të kthehen bastet. Rrofshin bastet!

Partia Demokratike e neverit qëndrimin hipokrit, haluçinanat dhe hajdutëror të Edi Ramës. Kur ai bën, njëherë si gardian i familjes dhe vlerve të saj, dhe një herë si ‘kampion i ideve liberale’, nuk është as njëra as tjetra.

Ai është kuzhineta në mekanizmin kriminal që sundon sot Shqipërinë. Një kuzhinetë që e lëviz karrocerinë e punëve të shtetit dhe parave publike në drejtim të të vëllait, shokëve të tij dhe ‘çunave problematikë’ të të gjitha ngjyrave.

Sot i kishte mbeldhur të gjithë vasalët në një dëgjesë turpi, për të bërë, asgjë më shumë se dhënien e licencës Olsit të familjes. Figurantët e sotshëm, dhe ai bashkë me ta, nuk janë më shumë se bastexhinj të punëve dhe fateve të Shqipërisë në zyrat e shtetit që i dinë skuta kumari.

Duam t’i kujtojmë zotërisë së tij, që ua kushtonte nënave dhe motrave mbylljen e  basteve se, sot nëpër Shqipëri ka shumë nëna dhe motra veshur në të zeza nga përplasja që nisi në vitin 2013 mes grupeve rivale në këtë biznes.

Me politikën “hëngshin kokat!” Edi Rama ka prodhuar një shtet ku terrori është një fakt, dhe krimi një skedinë ku rendi dhe siguria e humbin përherë ndeshjen.

Me qaravitjen hipokrite me ‘nënat dhe motra’, Edi Rama nuk ka patur ndërmend shqiptarët, por të vëllanë.

Partia Demokratike i kujton Edit, Olsit dhe të gjithë kumarxhinjve, se ora e llogarisë së tyre po luhet në sytë e popullit.

Pasuria që i ka fryrë deri te qerpikët nuk do t’i shpëtojë dot.

Rreziku që ata përbëjnë për Shqipërinë do t’u kthehet kundër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY