Rama shkarkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano

Rama shkarkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano

38
0
Shares

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, njoftoi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

“Shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave që i ishin caktuar Drejtorit të Përgjithshëm dhe kryesisht me situatën e ditëve të fundit”, u shpreh ministri Çuçi.

Për momentin detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do i ushtrojë nën-Drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj.

Gazetarët e pyetën minostrin Bledi Çuçi nëse largimi i Nanos ishte i mjaftueshëm. Ai u përgjigj se shkarkimi i tij është një masë efikase për një reagim të fortë të policisë.

‘Pa diskutim, ka shkallë përgjegjësie, deri tani Këshilli i Ministriave, Qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të tij është masë efikase për të pasur një reagim më të fortë  të policisë në luftën kundër krimit”,  tha Çuçi.

Dy ditë më patë u lajmërua largimi i Nanos përmes dorëheqjes. Por më pas ai nuk e kreu dorëheqjen duke detyruar Ramën ta shkarkonte. Nano erdhi në krye të policisë pas dekorimit nga ambasada amerikane. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY