“Unë jam fëmijë! Pizhamet e mia nuk janë seksi”, protestë e madhe...

“Unë jam fëmijë! Pizhamet e mia nuk janë seksi”, protestë e madhe në Tiranë

83
0
Shares

Me qindra qytetarë në Tiranë protestuan sot deri në orët e vona të mbrëmjes në lidhjen me dhunimin e 11 vjeçares në Peishtinë nga 5 persona.

Protestuesit u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” dhe më pas u zhvendosën drejt kryeministrisë, aty ku dhe protesta zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes.

 

Me pankarta në duar dhe thirrjet ‘Nuk përdhunon veshja, përdhunon mendja’, “ Unë bërtita jooo”, “Unë jam fëmijë! Pizhamet e mia nuk janë seksi”, “Stop heshtjes”, “Nuk janë të sëmurë, janë përdhunues”, qytetarët kërkojnë që mentaliteti të ndryshojë dhe shoqëria të edukohet.

 “Sa prej dhunuesve dënohen, Kemi rastin e Kavajës, ku dhunuesit dolën nga burgu. Kemi rastin e Rrëshenit që nuk e dimë çfarë ka ndodhur me dhunuesit”, tha aktivistja Xheni Karaj.

“Më vjen shumë keq që në këto 6 vite jam përdhunuar virtualisht dhe jam etiketuar si vajzë jo e mirë sepse promovoj edukatën seksuale. Dhe është paradoksale, sesi vëmendja kthehet te unë tashmë pasi një abuzim seksual prej 7 orësh të një vajze të mitur” tha aktivistja Zhaklin Lekatari.

Edhe në Prishtinë u mbajt sot një protestë në lidhje me ngjarjen e rëndë ndodhur më 27 gusht, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga 5 të rinj, të cilët janë arrestuar. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY