Mes të dhënave sensitive që janë publikuar nga hakerat e ashtuquajtur Homeland Justice, rezultojnë edhe email-et e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Në këto email-e, rezultojnë komunikime të zakonshme për raporte shërbimi por edhe informacione të klasifikuar.
Njëri prej tyre është një email mes institucioneve për të shkëmbyer informacione sensitive. Ai flet për një raport të Policisë së Shtetit të datës 30.06.2021 për problematikat që lidhen me sezonin veror.
Prokuroria e Tiranës thotë se edhe në këtë rast, sikurse me të tjera të dhëna që kanë të bëjnë edhe me ambasadën ruse, atë të Maqedonisë së Veriut, do të hetohen bashkangjitur me dosjen e “e-albania”, portal i cili u godit disa javë më parë nga hakerat.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/