Kapet turku Faruk Ozer, mashtroi miliona euro me bitcoin në Turqi

Kapet turku Faruk Ozer, mashtroi miliona euro me bitcoin në Turqi

45
0
Shares

Është arrestuar nga policia e Elbasanit në Himarë, turku që mashtroi miliona euro me bitcoin, Faruk Fatih Ozer.

Ai u arrestua në një banesë në Himarë ndërkohë qe e kishte marrë me qera.

Bashkë me të eshte arrestuar edhe Evaldo Haxhiaj, nipi i Armando Dukës i cili e ndihmoi të fshihej.

Prej më shumë se një viti policia shqiptare ka ushtruar kontrolle për menaxherin milionertë kriptomonedhave “Thodex” i arratisur nga Turqia më 20 prill me 108 milionë dollar.

Turke Özer fluturoi për në Tiranë para një viti me një biletë që e bleu nga një kompani ajrore shqiptare.

Ai u prit në Tiranë nga njëcift shqiptarësh me të cilët kishte krijuar kontakte gjatë vizitës së tyre nëTurqi. Fillimisht ai dyshohet se qëndroi në zonën e pazarit të ri në banesën e çiftit shqiptar e më pas tek Myslym Shyri pasi në media qarkulloi se ai ishte përfshirë në listën e të kërkuarve të Interpol.

Faruk Fatih Özer është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve me kriptomonedhat virtuale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY