U arrestua gruaja, Nadirja: Po e vrava, e bëra copa-copa në banjë!

U arrestua gruaja, Nadirja: Po e vrava, e bëra copa-copa në banjë!

41
0
Shares

Shefki Kurti dhe e shoqja Nadirja

Bashkëshortja e Shefki Kurtit, shqiptarit që u gjet i masakruar në Itali, është arrestuar si autore e vrasjes së 72-vjeçarit.

Karabinierët arrestuan Nadire Kurtin me dyshimin se vrau dhe copëtoi trupin e 72 vjeçarit, pjesët e trupit të të cilit, përveç kafkës së tij, u gjetën në qese të zeza plastike në një kanal afër Villanova del Ghebbo midis 28 dhe 31 korrikut, raportojnë mediat italiane.

“Po, e vrava. E bëra copë me sëpatë në banjë,”, mësohet të ketë thënë Nadire Kurti e cila po trajtojet në Departamentin e Psikiatrisë të spitalit Rovigo.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin korrrik, ndërsa fëmijët denoncuan zhdukjen e 72 vjeçarit. Më 24 korrik djali i Shefkiut kishte telefonuar karabinierët për t’i thënë se babai i tij ishte larguar nga shtëpia.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY