Nevoja që Gledis Nano duhet të japë dorëheqjen është përkthyer sot në lajm sikur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë dorëheqjen.
Lajmi është përhapur me shpejtësi në disa prej mediave online, mesditën e kësaj të hëne ndërkohë si shkak janë ngjarjet kriminale dhe gjendja ku ndodhet Policia e Shtetit.
Sipas mediave kryeministri Edi Rama ka pranuar shkresën e dorëheqjes së Gledis Nano dhe ka gjetur zëvendësuesin e tij. Po sipas lajmeve në fjalë, dorëzimi zyrtar i detyrës do të bëhet ditën e mërkurë
Ndërkaq reporteri i Droni.al thotë se drejtori nuk përgjigjet në telefon.
Por ndërsa është përhapur lajmi i dorëheqjes me po atë shpejtësi është përhapur lajmi i mosdorëheqjes.
Ky i fundit është edhe më i sigurtë dhe më i zjarrtë.
Besimi ndaj drejtorit ra në rastin e arretimit të ish deputetit Alqi Bllako ku ai u përfshi në një skenar për arratisje të Bllakos duke kryer arrestimin e tij afro 16 orë pas lëshimit të mandatit nga SPAK dhe gjykata speciale.
Më pas ka edhe mosveprime të tjera, veçmas ato që lidhen me inceneratorët ku drejtuesit e tyre janë në arrati.
Megjithatë policia nën drejtimin e tij arrestoi pronarin e Porcelanozës që e esktradoi në Spanjë, një risi kjo e policisë së shtetit që nuk i prek trafikantët që bëjmë biznes.
Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit në Tetor 2021. Më herët, Nano ka mbajtur postin e drejtorit të Anti-Terrorit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/