“Afera e Portit të Durrësit gjer sot është afera korruptive më gjigante...

“Afera e Portit të Durrësit gjer sot është afera korruptive më gjigante në Europë”

38
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot gjatë një deklarate për shtyp në selinë e PD, se afera e Portit të Durrësit gjer sot është afera korruptive më gjigante në Europë

“Në shekuj dhe mijëvjeçare Porti i Durësit i ka dhënë Shqipërisë, rolin më të rëndësishëm dhe strategjik në rajon, përcakton nga Komisioni i Transportit të BE, së bashku me Portin e Tivarit, si njërin nga dy portet të rëndësisë strategjike për BE-në, çka do të thotë për rajonin dhe transportin në kuadrin e kësaj hapësire.
Edi Rama, pa asnjë konsultë paraprake, me qytetarët e Durrsit, me grupe interesi dhe asnjeri tjetër përveç xhepit dhe llogarive të tij, po e shndërron portin e Durërsit në Dubain e familjes së tij.
Afera e Portit të Durrësit gjer sot është afera korruptive më gjigante në Europë”, foli Berisha në lidhje me historinë e portit që pritet shumë shpejt ti nënshtrohet një projekti prej afro 2 miliarde dollarrë.

Detaje nga deklarata e Berishës:

Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korruptiv, antiligjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime, baraz kjo me rreth 3 miliardë euro.
Në këtë aferë, me pasoja të rënda strategjike për vendin, me pasoja të rënda që synojnë defaktorozimin e Shqipërisë dhe rolit të saj strategjik në transportin e BE dhe NATO, Edi Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij, investime prej 2 miliardë eurosh në marinën turistike.
Njeriu që ka marrë përsipër këtë investim, parashikonte një investim prej 4 miliardë eurosh në Serbi, dhe përfundoi me një investim prej 20 milionë eurosh.
Dëmi është i pallogaritshëm sepse me këtë lëvizje, taksapaguesit shqiptarë gjobiten me një së paku 1 miliard euro, që sipër Edi Ramës do përdoren për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano.

BE të hetojë, Rama të heqë dorë nga ndërtimi i Dubait të familjes në Durrës”

I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri. I kërkoj BE të nisë një hetim rreth aferës korruptive të portit të Durrësit dhe të bëjë gjithccka që ky port të mbehet port strategjik i rajonit dhe BE-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY