Po zhvillohet ne Portin e Durresit, Etapa e Dyte e Kampionatit Kombetar te Peshkimit me Tape.
Në kampionat marrin pjesë 21 peshkatarë sportiv nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Peshkimi nisi në orën 9.15 të mëngjesit dhe do të vijojë për 4 orë.
Momenti i parë ishte ai i joshjes së peshkut me pasturë dhe më pas aplikimi i kallamave sipas përzgjedhjes individuale.
Kampionati organizohet nga Federata Shqiptare e Peshkimit Sportiv. Sekretari i kësaj federate, Ervin Bogdani thotë se peshkatarët sportivë zhvillojnë edhe një kampionat tjetër në disa faza, Kampionati Kombëtar i Surfcasting.
“Kampionati zhvillohet mbi kritere strikte dhe kujdestarohet në mënyrë të pavarur”, thotë Bogdani. r.s
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/