Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EKREM SPAHIA/ A ka përgjegjësi shteti për “turistët” në Gramsh dhe Poliçan?

27/08/2022
EKREM SPAHIA/ A ka përgjegjësi shteti për “turistët” në Gramsh dhe Poliçan?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ekrem Spahiu*

Në funksionin e zv/ministrit të mbrojtjes përgjatëviteve 2009-2013, i ngarkuar posaçërisht për zbatimin e projektit të demontimit të municioneve të tepërta dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura, pata mundësinë të njoh mirë rëndësinë e tre uzinave ushtarake në Poliçan, Mjekës dhe Gramsh.

Të tria uzinat, të njohura në kohën e vet për potencialet si njësi prodhimi, u bënë po aq të njohura edhe për potencialet e demontimit të armëve dhe municioneve tëtepërta e jashtë nevojave të FA, duke u kthyer në njësi po aq të rëndësishme për sigurinë e vendit nga municionet e armatimet shumë të vjetëruara, e kështu, shumë të rrezikëshme.    

Si të tilla, ato uzina ishin dhe mbetën pjesë e rëndësishme e infrastrukturës ushtarake të vendit dhepër këtë arsye, u disiplinuan ligjërisht në planin përkatës të përhapjes së FA, duke u siguruar e ruajtur me personelin, mjetet, procedurat dhe standardet përkatëse.

Rreth dhjetë vjet pasi ka përfunduar me sukses ky proces, marrim vesh se në ‘to hyjnë deri edhe “turistë”të huaj, të cilët, pasi fotografojnë lirshëm, “u ndalkan” nga shërbimi i sigurisë dhe madje paskan edhe guximin e mjetet për t’u konfrontuar e për t’i qorruar rojet!

Shqipëria është një vend i lirë dhe i hapur, madje ka bilance pozitive pritjesh turistike, çka sigurisht i bën mirë vendit, prestigjit dhe ekonomisë së tij.

Por nuk ka asnjë shtet në botë, që turistët, kushdoqofshin e ngado që të vijnë, të mos identifikohen nëse, nën mbulesën e turizmit, nuk fshihen elementë terroristë, kriminelë, trafikantë, agjentë të shërbimeve të vendeve armiqësore me Shqipërinë, etj. Për më tepër, Shqipëria, kuadri i sigurisë kombëtare të së cilës është i lidhur me kuadrin e sigurisë së NATO dhe BE-së, çka do të thotë se vendi ynë, krahas sigurisë së vendit, ka edhe detyrime tëndërsjellta sigurie kolektive.

Rreziqet ndaj sigurisë së vendit dhe asaj të Aleancës janë bërë më të lexueshme sidomos pas agresionit rusnë Ukrainë. Prandaj edhe analiza, vlerësimi dhe kundërveprimi ndaj tyre është bërë më evident.

Shteti dhe taksapaguesi shqiptar kanë angazhuar njëdyzinë organesh ligjzbatuese për këtë qëllim, siç janë: Shërbimi Informativ Kombëtar, Policia e Shtetit, Policia Kufitare, Shërbimi Informativ Ushtarak, Policia Ushtarake, për të mos përmendur të tjera, të cilat, duhet të filtrojnë dhe kështu të parandalojnë aktivitetin e shërbimeve të huaja armiqësore në Shqipëri.

Sigurisht një apo tre uzina ushtarake, tashmë me njëstatus pothuajse simbolik si të tilla, në një kuptim, nuk përbëjnë sekrete që mund të rrezikojnë sigurinëkombëtare.

Por ato përbëjnë sekrete për aq sa janë pjesë e infrastrukturës ushtarake, për aq sa sigurohen si të tilla me kapacitete njerëzore e teknologjike, pra, për aq sa janë objekte ushtarake dhe jo muzé për vizita turistike.Në këtë kuptim të dytë, harta e objekteve ushtarake tëvendit, ku përfshihen edhe uzinat ushtarake, sigurisht që përbën sekret.

Në fund të fundit, e gjithë çështja e shumëpërfolur e “turistëve” në Gramsh dhe Poliçan qëndronpikërisht këtu: si i angazhon shteti organizmat e shumta të sigurisë kombëtare ndaj rreziqeve që i kanosen aseteve shtetërore dhe në këtë kuadër, ndaj hartës së objekteve ushtarake.

* ish zv/ministër i mbrojtjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.