Është ndotur Buna në kufi me Ulqinin pasi ujëra të zeza u derdhën në lumë nga ana shqiptare duke shkaktuat një rrezik ekologjik për faunën e këtij lumi.
“Incidenti ekologjik i ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, kur një sasi e madhe e ujërave të zeza u lëshua në pjesën e lumit të Bunës që i përket Shqipërisë, mbi kullën e rojës së Shën Nikollës, kërcënoi situatën tashmë të brishtë ekologjike në të dy degët e lumi, shkruajnë mediat malazeze.
Disa peshkatarë nga Ulqini kanë thënë për “Vijesta” se në atë kohë nuk ka mundur të peshkohet për shkak të erës së keqe të padurueshme”, raporton abc news.
“Kjo është bërë vazhdimisht gjatë natës që nga fillimi i verës. Janë ujërat e zeza nga kolektori për qytetin e Velipojës, që derdhen në Bunë. Ato ujëra të zeza, kryesisht nga kolektori, kalojnë nëpër ujërat tona”, pohon një nga peshkatarët që kanë bërë fotot nga vendi.
Pamjet janë tronditëse ndërkohë që kolektori duhej ti riciklonte ujërat e zeza.
abcnews&r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/