Pse u qëllua mbi makinën në Shkodër, policia gjen autorët dhe motivin

Pse u qëllua mbi makinën në Shkodër, policia gjen autorët dhe motivin

71
0
Shares

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e ndodhur , ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Alban Bruçi.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i një pune të pandërprerë hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera për këtë ngjarje, ka rezultuar se para 2 vitesh, shtetasi A. B. është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. F. Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse shtetasit T. F. dhe B. Ç. qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. B.

Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, per veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY