Prokuroria e Posaçme SPAK po mbledhe dokumenta bga bankat dhe zyrat e tatimeve në përpjekje për të konfirmuar akuzën ish-deputeti Halit Valteri ndaj ish-presidentit Ilir meta , Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Iraklis Fidetzis.
“Burime të SPAK deklaruan se procedimi penal është regjistruar pa emër dhe drejtohet nga dy prokurorë të posaçëm Sotir Kllapi dhe Arben Kraja.
Ata po hetojnë mbi kallëzimin e politikanit që i referohet shkrimit të një mediat austriake, për lobimin 700 mijë dollarësh për të shkrepur një foto me ish presidentin Donald Trump”, raportoi sot Top Channel.
Pasi të mblidhen dokumenta në Tiranë do të vendoset për letërporositë drejt USA apo edhe pyetja e personave që janë kallëzuar. Një ditë më parë SPAK lëshoi një lajm sikur kishte nisë letërporosi në SHBA.
Në kërkesën e drejtuar bankave kërkohen edhe llogaritë e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim thanë të njëjtat burime që dyshojnë se të dyshuarit kanë shmangur në formularë deklarimin e të ardhurave. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/