SPAK, letërporosi në SHBA për kompanitë e lobimit që u kontraktuan nga...

SPAK, letërporosi në SHBA për kompanitë e lobimit që u kontraktuan nga LSI

67
0
Shares

SPAK do të drejtohet me letërporosi drejt SHBA-së për të marrë në pyetje kompanitë e lobimit në atë vend që lidhen me hetimin e ngritur ndaj Ilir Metës, raporton Ora News përmes gazetares Keti Banushi.

Ish presidenti Ilir Meta dhe persona të tjerë do të thirren si persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

Ilir Meta po hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”sipas nenit 259 të Kodit Penal dhe veprën penale e “falsifikimit të formularëve” sipas nenit 190 të Kodit Penal.

Hetimi për Metën ka nisur për shkak të një kallëzimi të bërë në qershor 2022 nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili kallëzoi edhe bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi duke pretenduar se personat e denoncuar prej tij duhet të akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY