PD vijoi sot me pyetje të përditshme për inceneratorët. Shkumbini është kthyer në vend mbeturinash, tha Koordinatorja për Media dhe Komunikim në PD, Silvi Bardhi ndrsa bëri edhe 5 pyetje për Bashkinë Elbasan.
5 pyetje nga Silvi Bardhi:
Bashkitë e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, kanë edhe një hile tjetër për t’i fshehur mbeturinat nga sytë e qytetarëve. Përdorin shtretërit e lumenjve si vend grumbullim apo vend derdhje hedhurinash.
Kjo është pjesë e papërgjegjshmërisë dhe vjedhjes së dyfishtë. Por edhe e talljes.
Një rast i tillë vjen nga Elbasani dhe lumi Shkumbin që përdoret nga bashkia e këtij qyteti si landfill.
Do të vijojmë me 5 pyetje sot për bashkinë e Elbasanit dhe për SPAK:
1. A funksionon inceneratori i Elbasanit?
2. Çfarë kapacitetesh ditore përpunon?
3. Nëse funksionon, siç pretendon bashkia dhe qeveria, pse mbetjet hidhen në Shkumbin?
4. Kur në dimër të fryhet Shkumbini, ku mendon kryetari i Bashkisë se përfundojnë këto mbetje?
5. Kush mban përgjegjësi ligjore kur paratë u merren taksapaguesve, mbetjet nuk procesohen, dhe mjedisi i ndotur vazhdon të kërcënojë jetën e banorëve?
Këto janë edhe fotot që pasqyrojnë të vërtetën në terren, në shtratin e Shkumbinit, afër fshatit Shirgjan. Ky është një shqetësim që na e kanë sjellë banorët e zonës.
Këto janë faktet, kjo është Shqipëria e lulëzuar e inceneRamës dhe inceneLlatjas. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/