Reagon ashpër Meta pas nisjes së hetimeve nga SPAK: Ramoviçin ashjë nuk...

Reagon ashpër Meta pas nisjes së hetimeve nga SPAK: Ramoviçin ashjë nuk e shpëton dot më!

55
0
Shares

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar ashpër fill pasi u mësua se SPAK ka nisur hetimin ndaj tij mbështetur në një denoncim të ish-deputetit Halit Valteri.

Me shtatorin do të vijë edhe drejtësia, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!”shkruan Meta.

Në qershor të këtij viti ish-deputeti Halit Valteri kallëzoi në SPAK Ilir Metën pas lajmit të publikuar nga mediat austriake që ka denoncuar aferën e pretenduar “700.000 dollarë për lobim”.

Halit Valteri tha se disponon prova se Meta gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY