“Shoqëruesi i Trungut nuk u hodh në pishinë ta ndihmonte 25 vjeçaren”

“Shoqëruesi i Trungut nuk u hodh në pishinë ta ndihmonte 25 vjeçaren”

88
0
Shares

Shoqruesi 32 vjeçar i Trungut me sa duket nuk dinte not për sa kohë vajza 25 vjeçe po mbytej në pishinë dhe ai nukbka bërë asnjë përpjekje për ta shpëtuar.

Policia ka shpallur në kërkim administrazorin e hotelit ndërkohë që filloi procedimin penal ndaj djalit 32 vjeçar.

Detajet:

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, sipas të cilit është marrë njoftim se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë (shtetasja E. T.), e cila pas ndërhyrjes së Policisë, u kontatua në gjendje të rëndë dhe u transportua në spital, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Y. H., 52 vjeç, administratori i pishinës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për sigurinë në këto ambiente, nuk ka caktuar një person përgjegjës për të asistuar në raste të tilla. Vijon puna për kapjen e 52-vjeçarit. Gjithashtu, u referuan materialet, si dhe nisën hetimet për shtetasin O. M., 32 vjeç, pasi edhe pse ka qënë i shoqëruar me shtetasen E. T., nuk ka ndërhyrë për ta ndihmuar atë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY