Në foto vendi i ngjarjes
Një i ri 23 vjeç mbeti i plagosur me armë zjarri në një rrugë të Tiranës këtë mbrëmje. Policia thotë se ka pasur një sherr fqinjësh.
“Rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi Albert Ostreni , 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin Renaldo Mejdani M., 23 vjeç.
Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, deklaron policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/