“Vuçiç, vëllai i Edi Ramës, i paraqet shqiptarët si terroristë! Rama talli...

“Vuçiç, vëllai i Edi Ramës, i paraqet shqiptarët si terroristë! Rama talli shqiptarët e Kosovës!”

57
0
Shares

Kreu i PD, Saki Berisha denoncoi  sot nga Dibra, presidentin serb Vuçiç, që ndryshe e quan vëllai i Edi Ramës, se i paraqet shqiptarët si terroristë! Rama talli shqiptarët e Kosovës!

Komentet e Berishës:

Cili nga ju ka lexuar fjalimin që Vuçiç mbajti pasi u kthye nga Brukseli para dy ditësh? Çfarë na paraqet ai ne? Na paraqet ne terroristë. Shqiptarët po terrorizojnë shqiptarët në Kosovë. Dhe serbët, thotë ai, po torturohen, por ne nuk do lejojmë vargun e tyre të ikë. Ose NATO t’i ndalë, ose do t’i ndalim ne vetë. Unë ju them këtu se nuk ka minoritet sot në planet që të jetë më i mbrojtur se minoriteti serb në Kosovë. Në ligj dhe Kushtetutë përfaqësohet 5 herë më shumë se sa është në Parlament dhe institucione. Të gjitha organizmat ndërkombëtare mbikëqyrin. Unë që po ju flas si kryeministër jam marrë me përkushtimin më të madh me liritë dhe të drejtat e tyre. Me fondet e qeverisë shqiptare kemi investuar në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kemi ofruar një meremetim kishash, por i urdhëroi Vuçiç të refuzonin donacionin shqiptar. Kush e kërcënon minoritetin serb? Vuçiçi dhe urrejtja e tij ndaj shqiptarëve. Çfarë është Vuçiçi vëllai i Edi Ramës. Vizitën e fundit, mos harroni, tha kur të filloj luftën do më kërkoni që t’i them një fjalë atij vëllait Vuciq, se i tall edhe me dialektin, se këtë vëllain Vuçiç Edi Rama u bë avokat i tij në samitin e NATO-s. U tha mos i kërkoni pse nuk po zbaton sanksionet me Rusinë, sepse 80% e serbëve mban për hero Putinin.

Berisha: Kërcënoi Kosovën me luftë, NATO i nxori kartonin e kuq Vuçiçit, Rama nuk tha asnjë fjalë!

Le ta pyesim sot Edi Ramën, mor zotëri, ky vëllai yt Vuçiç, çfarë faktesh ka që po terrorizohen serbët në Kosovë? Je ti dhe ai që keni kërcënuar prej disa muajsh për luftë në Kosovë. Gjer sa mori kartonin e kuq nga NATO. Kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i tha jemi aty, aty është kufiri ynë. Tha ndonjë fjalë ky vëllai i tij në Tiranë? Nuk tha asnjë fjalë!

Berisha: Shqipëria vasale e Serbisë si në vitin 1945. Vuçiç ‘Putin i vogël’!

Përveç 1945, Shqipëria është më vasale se kurrë ndaj Beogradit. Të vjen turp kur sheh se qeveria jote është bërë një zëdhënëse, një shtojcë e qeverisë së Beogradit. Një Beogradi që dëshmon armiqësi absolute ndaj shqiptarëve. Ky është më i rrezikshmi në Europë pas Vladimir Putin, ky është Putin i vogël, është po kaq agresiv, po kaq paranojak, por nuk ka armët e Putinit dhe ia thanë edhe gjeneralët e tij, se i mblodhi në shtab në datën 1 gusht dhe gjeneralët i thanë për 4 orë kemi NATO-n mbi kokë po lëvizëm. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY