Pyetja e Berishës: Pse Rama nuk pranoi kërkesën e Zelenskit. Fatos Klosi...

Pyetja e Berishës: Pse Rama nuk pranoi kërkesën e Zelenskit. Fatos Klosi emëroi drejtor në SHISH njeriun e rusëve, emri

75
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha pyeti Ramën sot se pse nul përmbushi një kërkeeë të presidentit ukrainas Zelenski për të ndaluar hyrjen e rusëve në Shqipëri ndëraa akuzoi ish kreun e sherbimit sekret shqiptar Fatos Klosi se emëroi në një drejtori të rëndësishme njeriun e rusëve.

Komentet e Berishës:

Nuk është këtu çështja e akuzave të vjetra të lidhjes së tij atërore me shërbimet ruse, dosjen ‘Mitrokin’, apo lidhje te tjera familjare.

Çështja është se Rama po vepron si agjent i Kremlinit në Tiranë, me projektin ‘Ballkani i Hapur’. Përveç kësaj dhe në këtë kontekst, refuzimi i tij i prerë për bllokimin e vizave është dhe kjo një problem i veçantë.
Këtë çështje e kam ngritur disa herë në parlament. Kjo ishte e vetmja kërkesë e presidentit Zelensky drejtuar parlamentit shqiptar.
Por Edi Rama me kokëfortësi dhe pa asnjë shpjegim refuzon të bllokojë dhe vendosë vizat për rusët dhe të mos ua japë atyre.

Fatos Klosi emëroi asetin rus në drejtorinë më të rëndësishme të SHISH

Meqë jemi në fushën e lajmeve për spiunë, ju dëgjuat, një muaj më parë, se njëri prej figurave më kyçe, të Shërbimit për vite të tëra, Frederik Ymeri ishte aset rus. Në të vërtetë ju garantoj, se ai nuk është i izoluar. Fatos Klosi ndiqej nga shërbimet inteligjente shqiptare, për lidhje të dyshimta me dy shërbime të tjera. Dhe këto janë denoncuar publikisht.
Frederik Ymerin e emëroi në drejtorinë më të rëndësishme të Shërbimit, pikërisht Fatos Klosi. Pra mund të themi se agjenturat e huaja, direkte apo me influencë janë të lidhura gjerë në kreun e piramidës qeveritare të këtij vendi.
Kështu që siguria kombëtare sot në shumë aspekte është e kërcënuar. Fatmitësisht sot Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe askush nuk mund të luajë me sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.
Sot në kuadrin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA, mbi qiellin e Tiranës fluturojnë fortesat ajrore B-52. Uroj që miku i Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe barbari Putin, t’i shohin këto fortesa. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY