Ndërroi jetë legalisti i hershem, ish kryetari i PLL, Guri Durollari

Ndërroi jetë legalisti i hershem, ish kryetari i PLL, Guri Durollari

90
0
Shares

Ka ndërruar jetë në SHBA Guri Durollari, ish kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit në vitet 1993-1998 dhe Deputet i Kuvendi të Shqipërisë për PLL përgjatë viteve 1997-2001.

Durollari rridhte nga një familje atdhetare patriotike nga Pogradeci dhe si një i tillë ne egzil e më vonë edhe në Shqipëri gjithë jetën e vet e vuri në shërbim të interesit kombëtar duke punuar e kontribuar për kthimin e mbretërisë në Shqipëri, shkruan gazeta Dielli në një memoriam për Durollarin.

Me ardhjen e pluralizmit në Shqipëri ai erdhi në Tiranë në strukturat e larta të PLL dhe në Kuvendin e XII zgjidhet kryetar i kësaj partie.

Gjatë Referendumi të viti 1997 për ndryshimin e formës së regjimit nga republike ne monarki z.Durollari ishte në krah të Mbretit Leka I në fushatë në të gjithë Shqipërinë.

Besoht se referendumi për monarkinë fitoi por socialistët manipuluan rezultatin, mijëra vota u dogjën apo u zhdukën.

Po në zgjedhjet e vitit 1997 z.Durollari zgjidhet deputet i Kuvendit duke përfaqësuar Partine Levizja e Legalitetit për çdo kërkesë politike dhe programin e saj duke kundërshtuar gjithashtu manipulimin e bërë në lidhje me rezultatet faktikike pro mbretërisë.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY