Kapet në Tiranë hajduti që shpërthente kasaforta, në kërkim edhe një tjetër

Kapet në Tiranë hajduti që shpërthente kasaforta, në kërkim edhe një tjetër

225
0
Shares

Kristian Fusha në momentin e arrestimit

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Kasaforta” ndërsa arrestohet Kristian Fusha, 27 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Bashkë me një tjetër person vodhi në një banesë, 2 kasaforta me shuma parash. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij M. N., 23 vjeç, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 14.07.2022, kanë vjedhur, në një banesë, në lagjen “Ali Demi”, 2 kasaforta me 100 000 lekë të rinj dhe mjete identifikimi. Gjithashtu, rezulton se shtetasit K. F. dhe M. N. janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY