Nga Genc Pollo
Ndoshta ligjet e politikës kanë sigurinë e ligjeve të fizikës kurbëhet fjalë për king makerin e një mazhorance qeveritare.
Abazoviç dhe partia e tij “URA” me katër deputetë në parlament u bë king maker në qeverinë e formuar pas zgjedhjeve të përgjithshme të gushtit 2020. Kështu u mundësua ndryshimi i pushtetit personal pas afro dy dekadash dhe të partisë në pushtet pas shtatë dekadash. Njëarritje jo e vogël kjo!
Sidoqoftë, koalicioni rezultoi një shportë karavidhesh ku anëtari më i madh ishte pro rus, pro serb (në fakt serb!), kundër NATO-s, kundër Kosovës së pavarur dhe jo pro BE-së. Kjo situatë i vë kufizime një king maker-i ambicioz: Abazoviç u emërua zëvendëskryeministër i Malit të Z e përgjegjës për sektorin e sigurisë. Ekspozimi dhe goditja e korrupsionit në disa rrjete të pushtetit të vjetër ishte një arritje. Pavarësisht ligjshmërisë ndonjëherë të dyshimtë.
Megjithatë qeveria nuk pati arritje të tjera; sigurisht që bëriedhe gafa jo të pakta. Incidentet rreth fronëzimit të peshkopittë kishës serbe në Cetinë, shënuan fundin e kësaj qeverie. Qeveria vijuese befasoi me Abazovicin si kryeministër dhe partinë e armikut të tij të madh, Presidentit Gjukanoviç, si forcën kryesore të koalicionit.
Në rastin më të mirë, kjo qeveri e re, do të stabilizontesituatën e paqëndrueshme politike dhe do të përgatitej përzgjedhje të reja, duke përfshirë reformën zgjedhorekonsensuale dhe rishikimin e listave të votuesve. Në rastinideal qeveria do të ndërmerrte reforma reale të kërkuara nga procesi i anëtarësimit në BE.
Abazovic nuk e bëri as njërën e as tjetrën. Por ai zgjodhi të provokonte bartësin më të madh të qeverisë së tij: partinë e presidentit.
Së pari duke tentuar t’i bashkohej procesit Ballkani i Hapur.
Së dyti duke nënshkruar një marrëveshje kapitullimi me Kishën Ortodokse Serbe.
Ballkani i Hapur u refuzua me të drejtë nga të gjitha qeveritë e mëparshme të Malit të Zi (përfshirë edhe atë ku Abazovicshërbeu si Zëvendës Kryeministër) si dhe nga presidenti Gjukanoviç. Motivi ishte se kjo iniciativë përbënte njëduplikatë të panevojshme të Tregut të Përbashkët Rajonal (Procesit i Berlinit). Gjithashtu sepse kjo nismë u konsideruasi një mjet për arritjen e hegjemonisë rajonale nga Serbia.
Ballkani i Hapur është përdorur edhe për të izoluar Kosovën. Për Abazoviçin, një shqiptar etnik dhe një pro-europian i vetëdeklaruar, kjo duhet të ishte një anatemë e dyfishtë (duhettë shënojmë se ai kandidoi në emër të një lëvizjeje qytetare joetnike por pan-malazeze).
Partia e Gjukanoviçit humbi zgjedhjet e vitit 2020 sepse u përpoq për të forcuar kishën historike ortodokse të Malit të Zi. E cila u përfshi në Kishën Ortodokse Serbe në vitin 1918 kur Mali i Zi, deri atëhere i pavarur, u reduktua në njëprovincë të Mbretërisë së Jugosllavisë të porsaformuar. Përpjekja ligjore në vitin 2019 për t’i rikthyer pronat KishësOrtodokse Malazeze energjizoi opozitën pro-serbe, u rritinumrin e mandateve parlamentare dhe përfundimisht i bërimazhorancë qeveritare.
Zakonisht në Ballkan kisha kombëtare ka luajtur një rolqëndror në formimin e identitetit kombëtar gjatë shekujve të fundit të sundimit osman dhe dekadave të para të pavarësisështetërore. Ende sot ajo mbetet një referencë e rëndësishme.
Kisha gjithashtu mund t’a teprojë me etnofiletizëm dhe të apelojë për vrasjen e “të tjerëve”. Kështu bëri kisha serbegjatë luftërave në ish Jugosllavi; të njëjtën sjellje po bënaktualisht kisha ruse. Në këtë këndvështrim, përpjekjet e Gjukanoviqit bëhen të kuptueshme.
Marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri Abazovic me kreun e kishës serbe, i jep kësaj të fundit jo vetëm pronat e diskutueshme e pozitën preeminente në vend, por edhekonfirmimin e pretendimit të saj historik primordial. Do të ishte e vështirë të imagjinohej një fyerje publike më brutalendaj presidentit e ndaj koalicionit.
Dhe për një udhëheqës qytetar, e aq më tepër për një shqiptaretnik, koncesione të tilla do të ishin sërish një anatemë e dyfishtë.
Të dyja këto aventura të Abazovicit të kujtojnë disiparadoksin Nikson. Presidenti republikan i ShBA ishte i vetmiqë mund të guxonte të afrohej me Kinën komuniste për t’a nxjerrë nga orbita sovjetike. Vetëm se Abazoviçit i mungonobjektivi dhe largpamësia strategjike e Niksonit.
Një shënim i fundit për një king maker qeveritar dhe njëpartner junior në koalicion: partneri junior mund të vendosëveton ndaj nismave të partnerit senior; ndonjëherë duke votuarkundër ose herë tjetër duke kërcënuar me kolaps të qeverisë. Por gjithashtu parteri junior nuk mund t’i imponojë çdo nismëtë vetën partnerit senior. Kjo është po aq e sigurt sa gravitetidhe ligjet e tjera të fizikës. Dhe, nëse ka ende rëndësi, nukështë demokratike!
*Genc Pollo, Ish-ministër dhe deputet
21 gusht 2022
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/