Dy avione B52 fluturojnë ulët në qiellin e Tiranës, Yuri Kim: Për...

Dy avione B52 fluturojnë ulët në qiellin e Tiranës, Yuri Kim: Për incidentet në Gramsh por presim hetimet

68
0
Shares

Dy avionë amerikanë B-52 kanë kryer fluturime në lartësi të ulëta mbi Tiranë sot në nder të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Fluturimi është bërë pak para orës 15:00 dhe shumë qytetarë kanë ndjekur momentin nga sheshi “Skënderbej” ku e pranishme në shesh ka qenë edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, shoqëruar nga disa fëmijë.

Duke komentuar fluturimin ambasadorja Yuri Kim tha për mediat e pransihme se kjo e bën shumë të qartë që për SHBA, marrëdhënia në fushën e mbrojtjes është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Kim u ndal edhe te rasti i ndalimit të tre të huajve në uzinën e armëve në Gramsh duke theksuar se do të priten përfundimet e hetimit dhe vënia para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52. Ashtu siç të gjithë e dinë, ata janë avionët më të mëdhenj të ushtrisë amerikane dhe po kryejnë një stërvitje duke fluturuar mbi rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo vetëm Shqipërinë. Po fluturojnë edhe në vende të tjera.

Kjo duhet ta bëjë shumë të qartë që për Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes, aleanca jonë me Shqipërinë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne qëndrojmë gjithmonë krah aleates sonë të NATO-s. Tani, më pas, gjithmonë!

Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë! Dhe jam shumë e kënaqur që jam këtu me Shefin e Shtabit tuaj. E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës”, u shpreh Kim. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY