Një nga rusët e arrestuar në Gramsh ka pranuar se ishte porositur për të bërë foto në disa vende të Shqipërisë, mësohet nga burime të pakonfirmuara, transmetoi televizioni komnëtar Top Channel.
Gjithnjë sipas këtij televizioni shtetasi rus ka rrëfyer se është kontaktuar nga agjentë rusë për të bërë foto të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellës në vendin tonë, por thotë se nuk ka më shumë informacione.
Mikhail Zorin ka deklaruar se me agjentët e vendit jo mik me Shqipërinë bëhej vetëm me Telegraf, por nuk i njeh me emra hetuesit rusë. Ai ka treguar se me dronin që u gjet në çantë, ka filmuar mbi liqenin e Bovillës dhe ka filmuar gjithashtu edhe në portin e Durrësit.
Të mërkurën ose të enjten, tre të arrestuarit që u kapën të shtunën në Gramsh do të dalin para gjykatës. Ata po hetohen me akuzën spiunazhit dhe po mbahen në drejtorinë e policisë së Elbasanit ku janë marrë në pyetje nga prokurorët, raporton top channel. tch
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/