Detaje të reja nga hetimi i celulës ruse, çfarë u gjet në...

Detaje të reja nga hetimi i celulës ruse, çfarë u gjet në telefona. Filmuan gjatë gushtit edhe në baza të tjera

67
0
Shares

Hetimet për celulën ruse në uzinën e armëve në Gramsh kanë sjellë detaje të reja.

Në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të tjera të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit.

“Këto materiale i përkasin periudhës së gushtit të këtij viti, teksa për Prokurorinë përforcojnë dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit tonë”, raporton abcnews.

 

Janë zbërthyer aparatet celulare të 3 shtetasve të huaj ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht “Telegramit”.

Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse i cili së bashku me dy personat te tjerë ndodhen në dhomat e paraburgimit të drejtorisë së policisë në Elbasan.

Mikhail Zorin, 23 vjeçari ka qenë i gjakosur pasi në përpjekje për të humbur gjurmët ka rënë në një zonë me shkurre. Ai cilësohet si shumë inteligjent dhe këmbëngul se është turist, raporton abcnews.

Të njëjtat burime i thanë ABC se 23-vjeçari është i arsimuar dhe ka ka kryer studimet e larta për kimi. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY