Incidenti i rëndë në Gramsh, Rama fajësohet për vizat për rusët, Pollo:...

Incidenti i rëndë në Gramsh, Rama fajësohet për vizat për rusët, Pollo: Të bllokohen menjëherë, paralajmëroi edhe Zelenski

63
0
Shares
genc pollo

Kryeministri Edi Rama është fajësuar sot pas incidentit të rëndë në Gramsh me 3 spiunë të dyshuar rusë se mbajti regjimin liberal të vizave me rusët.

Ish ministri Genc Pollo e vë theksin tek paralajmërimi i Zelenskit dhe kërkesa e tij për ndalimin e vizave për rusët.

“Vizat turistike për shtetasit rusë duhet të ndërpriten menjëherë (pa cënuar vizat humanitare). Deri kur Ukraina të zmbrapsë agresionin e Putinit.
Me sulmin në uzinën e Gramshit kjo tashti është bërë e qartë edhe për ata që nuk deshën të shohin problemin.
Presidenti Zelenski e kërkoi këtë në maj kur foli para Kuvendit të Republikës.
Opozita e përkrahu kërkesën; Rama fatkeqsisht e injoroi atë”, komenton Genc Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY