Një shërbim sekret nga një vend partner i vendit tonë, i ka dhënë informacione autoriteteve shqiptare se shtetasja ruse Svetlana Timofeeva që u arrestua në Gramsh dyshohet të jetë e përfshirë në një rrjet spiunazhi rus.
Këto shërbime kanë informacione sekrete se kjo shtetase ka lidhje me persona që janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse, i tha burimi për median shqiptare.
Gjithashtu burime pranë Prokurorisë së Elbasanit bëjnë me dije se dy shtetasit rusë dhe shtetasi ukrainas që tentuan të futen në uzinën e Gramshit do të hetohen për tre vepra penale që lidhen me spiunazhin dhe pjesëmarrjen në celula spiunazhi.
Kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi që drejton edhe hetimet ka urdhëruar veprime të hollësishme hetimore, përfshirë kontrolle të sistemit “TIMS”, kontrolle të 4 telefonave celularë të të ndaluarve dhe vendin se ku kanë qëndruar përgjatë 3 javëve të fundit në Shqipëri. Drejtori i Policisë Gledis Nano ka qenë sot në Elbasan, ku ka marrë pjesë në marrjen në pyetje të personave që u përfshinë në incidentin e të shtunës.’ a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/