Jemi blogerë, detaje nga hetimi i 3 rusëve, zbulohen faqet në Instagram...

Jemi blogerë, detaje nga hetimi i 3 rusëve, zbulohen faqet në Instagram dhe foto të tjera

112
0
Shares

Dy rusët dhe një ukrainas që u arrestuan dje nga policia mohuan gjatë hetimeve se ishin për spiunazh në Gramsh.

Ata thanë se janë blogerë dhe kanë faqe në rrjetet sociale.

”Jemi turistë. Kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura. Menaxhojmë faqe në instagram dhe nuk i përkasim asnjë agjencie inteligjente”, citon top channel një prej të arrestuarve.

3 personat e ndaluar pasi kanë tentuar të futen në uzinën e Gramshit ndërsa kanë plagosur me sprajt nervoparalizues dy roje ushtarake.

Sipas deklarimeve të tyre rusja Svetlana Timofeeva, në rrjetin social Instagram mban emrin Lana Sator dhe e përshkruan veten si fotografe e cila fotografon kryesisht trashëgimi të shekullit të XX si dhe vende të braktisura. Shtetasja ruse në rrjetet sociale, një ditë më parë, ka publikuar disa pamje nga ndërtesa të braktisura në vendin tonë, tunele, e dyer të vjetra metali.

Ndërsa 25-vjeçari ukrainas F.A ka vizituar edhe më parë vendin tonë.

Në postimet e tij në rrjetet sociale ai ka treguar se ka udhëtuar më të njëjtën makinë ‘Chevrolet Camaro’ me targa ukrainase dhe ka vizituar disa vende në Shqipëri përfshirë edhe bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë.

Ai mban nofkën ‘Cyanidium’, në rrjetet sociale ukrainasi.

Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Është mësuar se ka qënë rusi Mikhail Zori, i cili ka sulmuar me spraj kimik.

Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa ka dyshime se janë agjentë të shërbimit sekret rus ndërsa sendet personale të tyre janë çuar në laboratorin shkencor për ekzaminim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY