PD: Nuk ishte incident por akt agresiv. Shqipëria të vendosë menjëherë vizat...

PD: Nuk ishte incident por akt agresiv. Shqipëria të vendosë menjëherë vizat me Rusinë

61
0
Shares

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë nënlidhje me incidentin rus e konsideron atë si sulm terrorist.

‘Turistë’ zbulues rus sulmojnë si terrorist ushtarët në Uzinën Ushtarake të Gramshit, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata e PD:

Ministria e Mbrojtjes njofton se “një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën Ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”

Mediat njoftojnë se rusët, në fakt agjentë zbulues, pasi kanë bërë dje gjatë ditës rikonjicion, janë futur sot pa vështirësi në mjediset e Uzinës Ushtarake të Gramshit. Ushtarët roje të uzinës kanë tentuar ndalimin e tyre, por rusët i kanë sulmuar me lëndë kimike djegës të natyrës së paqartë dy ushtarët roje dhe kanë krijuar plagë djegije.

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt agresioni terrorist të zbuluesve rus ndaj rojeve të Uzinës Ushtarake të Gramshit, veprimtarinë e tyre subversive ndaj vendit tonë.
Partia Demokratike dënon edhe vlerësimin si incident nga Ministria e Mbrojtjes të këtij akti të mirëfilltë agresiv ndaj jetës së ushtarakëve tanë në detyrë dhe sovranitetit të vendit tonë.

Partia Demokratike ka dënuar me parë heqjen e vizave dhe pranimin në këtë kohë lufte të turistëve rus nga Edi Rama dhe qeveria e tij dhe sot kërkon rivendosjen e vizave për qytetarët e Rusisë dhe ndalimin e menjëhershëm të hyrjes në Shqipëri të turistëve nga Rusia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY