Momenti i arrestimit
Me rreth 750 gramë kokainë në çantë, të gatshme për ta shitur në kryeqytet, vihen në pranga dy 60vjeçarë në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Sekuestrohen lënda e dyshuar narkotike kokainë dhe 3 aparate celulare.
Ata janë personat me inicialet Artur (Mërkur) Brahimaj, 59 vjeç, dhe Ilir Ramadani, 63 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Detajet:
Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit A. (M). B. dhe I. R. Gjatë kontrollit të çantës së paketimit që mbante me vete shtetasi I. R., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 750 gramë.
Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën “5 Maji”, në zonën e quajtur “Xhamlliku” dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/