Dy ushtarët shqiptarë që u sulmuan sot në portën e Uzinës së Armëve në Gramsh nga 3 shtetas 2 rusë dhe 1 ukrainas, janë Albi Bici dhe Ardian Xhaka.
Shtetasit rusë janë pikasur nga rojet të cilët kanë kërkuar që të identifikohen dhe mes tyre ka pasur një përplasje fizike. Incidenti i rëndë është konfirmuar nga autoritetet zyrtare dhe sipas tyre personat e panjohur kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve.
Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të huaj u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës së Armëve Gramsh, bëjnëntë ditur burime jozyrtare. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/