DETAJET/ Rusët që sulmuan në Gramsh janë arrestuar, si ndodhi sulmi dhe...

DETAJET/ Rusët që sulmuan në Gramsh janë arrestuar, si ndodhi sulmi dhe dyshimet për një celulë spiunazhi

76
0
Shares

Tre persona, dy rusë dhe një ukrainas që u përfshinë në sulmin ndaj uzinës ushtarake në Gramsh janë arrestuar nga policia e Elbasanit dhe po mbahen atje, bëjnë të ditur burime ende jozyrtare.

Aktualisht po kërkohet për personin tjetër (dyshohet femër).

Rusët pretendonin se ishin turistë megjithatë ka të dhëna për afrimin e tyre edhe më herët tek uzina.

Ata kanë fotografuar ish-uzinën e prodhimit të armëve në Gramsh. Besohet se njëri prej tyre doli me aparat. Rojet e uzinës ju afruan dhe i kërkuan shpjegim pasi i kanë informuar se është zonë ushtarake e nuk lejohet fotografimi apo filmimi.

Rusët tentuan të largoheshin por ushtarët këmbëngulën për t’i verifikuar. Në këtë moment, rusët i sulmuan ata me spraj djegës. Ata tentuan të largohen, por u kapën nga një patrullë policie në afërsi të vendngjarjes.

Dy ushtarët e sulmuar janë gjetur pa ndnjenja dhe me shikim të humbur ndërsa janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor pasi kanë dyshohet të kenë probleme serioze me shikimin, bëjmë të ditur burine nga spitali i Traumës në Tiranë.

Të perfshirë në hetime janë Antiterrori, SHISh dhe Shërbimi sekret i Ushtrisë.

Heqja e vizave gjatë muajve të verës për shtetasit rus, ia lehtëson futjen në vendin tonë agjentëve të shërbimit sekret rus.

Një vit më parë në verë dy shtetas rus u kapën në perimetrin e jashtëm të bazës ajrore të Kucovës.

Ata kishin hyrë si turistë nga Mali i Zi dhe iu gjet edhe një dron.

Autoritetet shqiptare u mjaftuan me dëbimin e tyre. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY