Dy ngjarje të rënda në Dibër, policia jep detajet

Dy ngjarje të rënda në Dibër, policia jep detajet

66
0
Shares

Një person humbi jetën pasi u aksidentua me makinë ndërsa një tjetër vdiq në spital për shkak të djegieve.

Policët në Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 69 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në vendin e quajtur “Kuben”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një këmbësor ende të paidentifikuar.

Ndërkaq në Bulqizë filloi procedimi penal për shtetasin S. L., banues në Tiranë, mjek në Spitalin Rajonal Dibër, pasi më datë 11.08.2022, ky shtetas, gjatë kryerjes së detyrës si mjek roje, nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë se është paraqitur në Urgjencë, me djegie të rëndë, shtetasja B. M., 74 vjeçe, banuese në Bulqizë, e cila si pasojë e dëmtimeve nga djegia, më datë 17.08.2022, ka humbur jetën. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 74-vjeçarja është djegur aksidentalisht në banesën e saj, nga bombula e gazit që e përdorte për gatim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY