SARANDË/ Bakiaj u vra nga dy persona, në pranga edhe administratori i...

SARANDË/ Bakiaj u vra nga dy persona, në pranga edhe administratori i hotelit

80
0
Shares

Policia vë në pranga 2 autorët e dyshuar për vrasjen e Klodian Bakiaj dje në Sarandë.

2 autorët janë vëllezër nga Laçi.

Në pranga dhe punëdhënësi i 2 autorëve të dyshuar, pasi tentoi të fshihte ngjarjen.

Falë ndjekjes së pandërprerë të autorëve të dyshuar, pas disa orësh kërkimesh, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan 2 autorët e dyshuar, shtetasit:

-Xhanelo Tarja, 24 vjeç dhe Xhoi Tarja, 18 vjeç (vëllezër), të dy banues Laç dhe të punësuar përkohësisht në Sarandë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Lefter Kalo”, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, për një vend parkimi në afërsi të hotelit, ku ishin të punësuar vëllezërit, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Klodian Bakiaj, 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërroi jetë në spitalin e Sarandës.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Genci Ahmeti, 41 vjeç, administrator i hotelit ku ishin të punësuar 2 autorët e dyshuar, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e kësaj ngjarjeje për krimin e kryer nga punëtorët e tij, si dhe ka kryer veprime për fshehjen e provave në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY