SARANDË/ Autori i vrasjes me thikë nga Laçi, policia jep detajet e...

SARANDË/ Autori i vrasjes me thikë nga Laçi, policia jep detajet e krimit

150
0
Shares

Policia e Sarandës ka identifikuar viktimën nga goditja me thikë dhe autorin e krimit.

Është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xhanelo Tarja, 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xhanelo Tarja, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin Klodian Bakiaj, 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY