I vodhi me dhunë varësen një shtetasi, vihet në pranga 27-vjeçari.Në lidhje me ngjarjen, procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, njofton policia e Tiranës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ndaluan me iniciativë shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen, nga qafa, shtetasit O. S.
Në vijim, shtetasi A. S. (babai i O. S.), me vetëgjyqësi, ka goditur me grushte 27-vjeçarin, si dhe ka dëmtuar nga pakujdesia, automjetin e parkuar të një shtetasi tjetër”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Vorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/