Bajram Begaj, çfarë thotë Presidenti për propozimin e Vjosa Osmanit për traktatin...

Bajram Begaj, çfarë thotë Presidenti për propozimin e Vjosa Osmanit për traktatin ushtarak

48
0
Shares

Presidenti Bajram Begaj komentoi sonte në lidhje me traktatin e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Kosovës, të propozuar nga presidentja Osmani.

Begaj tha gjatë intervistës në RTK se ky është një vendim që u takon parlamenteve përkatëse, por sa i takon presidentit do të punojë bazuar në dritaren ligjore që ky traktat të ecë përpara

“Është një ide e hedhur nga presidentja e Republikës së Kosovës, e cila nënkupton një ide që duhet të trajtohet me shumë kujdes nga institucionet. Unë e kuptoj presidenten dhe do të punoj që ky lloj traktati, bazuar në dritaren ligjore të ecë përpara. Kuvendet janë ato që vemdosin. Me sa di është një marrëveshje bashkëpunimi mes dy republikave”, tha Begaj.

I pyetur nëse ky traktat lidhet me situatën e sigurisë që është gjithandej, Begaj tha:

“Mendoj se në kushtet aktuale, kërkon më shumë idenë që mbështetja e Shqipërisë duhet të jetë e nevojshme në situata të tilla. Republika e Shqipërisë do të jetë mbështetëse e sigurisë në rajon, dhe veçanërisht në Kosovë. Prania e KFOR është mbështetëse e sigurisë”, tha Begaj. rtk

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY