Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shpjeguar në lidhje me takimin e munguar në LDK me kreun e kësaj partie Lumir Abdixhiku gjatë një interviste për RTK.
Begaj tha se kishte kërkuar t’i takonte krerët e të gjitha partive në ambjentet e kuvendit, por nuk e kishte arritur.
Pjesë nga intervista
Begaj: Erdha në Kosovë si në shtëpinë time, për të folur si vëllau me vëllaun për të identifikuar problemet dhe për të gjetur rrugët e zgjidhjes. Doja t’i mbaja takimet në atë që është tempulli politik, kuvendi. Ftesa ime ka qenë mjaft e sinqertë në kuvendin e Republikës së Kosovës.
RTK: Keni marr përgjigje nga LDK?
Begaj: Sipas përgjigjes së LDk dërguar në stafin tim përmes mesazhit, ishte që presidenti qe i mirëpritur në godinën e LDk dhe të pritesha me nderimet e një presidenti.
Unë erdha në Kosovë me ftesë të presidentes dhe doja që çdo takim të bëhej në nivelin që i takon presidentit.
RTK: A kishte një dakordim me LDK që do vinin në takim?
Begaj: Proceduralisht është marr protokolli. Unë doja që takimet mes partive të bëheshin të unifikuara, nuk i bëra dot, mision i pamundur. I bëra veç e veç. rtk
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/