“Edukimi në rrezik, janë mbyllur 620 shkolla! U trefishuan burgjet!

“Edukimi në rrezik, janë mbyllur 620 shkolla! U trefishuan burgjet!

71
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me temë: “Edukimi në Rrezik” ku bashkëbisedoi me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar mbi sfidat dhe problematikat e shkollave dhe stafeve pedagogjike shqiptare, metodologjitë dhe vlerat që i përçohen nxënësve shqiptare, strategjitë e gabuara dhe mungesën e burimeve, politizimin e arsimit por dhe rrezikun që droga paraqet për fëmijët në shkolla.

Kemi 208 mijë nxënës dhe studentë më pak krahasuar me 9 vite më parë:

Nga 9 vite më parë, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje prej 27%. Dhe ju jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve, gjendjes familjare, mes fshatit dhe qytetit, mes të mëkëmburve dhe të varfërve, kemi një shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlerat, liritë, dinjitetit, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në nënshtrim. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin. Qëndrimet e tyre në median sociale janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar, apo transferuar për statuset në Facebook-un e tyre. Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material.

Berisha: Janë mbyllur 620 shkolla! U trefishuan burgjet!

Shkollat në Shqipëri mbyllen njëra pas tjetrës. Janë mbyllur 620 shkolla. Ndërkohë është dyfishuar numri i policëve. Është 2-3-fishuar kriminaliteti. Janë 2-3-fishuar burgjet. Aksioma e njohur, hap një shkollë të mbyllësh një burg, këtu është shndërruar mbyll një shkollë, të hapësh një burg. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY