Dy gjyqtarët e Elbasanit mbahen në arrest shtëpie, vendimi i Apelit

Dy gjyqtarët e Elbasanit mbahen në arrest shtëpie, vendimi i Apelit

68
0
Shares

Apeli i GJKKO la në arrest shtëpie gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka duke rrëzuar ankimin e saj dhe duke lënë në fuqi vendimin e parë.

GNë seancën gjyqësore ajo është shprehur se vendimet e saj kanë qenë të drejta dhe të arsyetuara ndërkohë që e ka cilësuar si të padrejtë këtë vendim.

Bashkë me të u la në arrest shtëpie edhe ish gjyqtari, tashmë avokat, Ilir Pashaj.

Ndërkaq Taulant Ramollari Andrea Tirana janë lënë në burg.

Vendimi i Apelit:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 16.08.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 31, datë 11.08.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal, në ngarkim të personave nën hetim I.P., T.R., Z.V., A.T., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, vendosi:

1. Miratimin e vendimeve nr. 64, datë 21.07.2022 dhe nr. 65,datë 24.07.2022 Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për disponimit lidhur me ankuesit T.R., I.P., Z.V., A.T. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY