Tre të rinj sulmojnë një person në Elbasan, i marrin me dhunë...

Tre të rinj sulmojnë një person në Elbasan, i marrin me dhunë paratë

98
0
Shares

I morën me anë të kanosjes dhe dhunës, një shumë parash, një shtetasi, vihen në pranga nga policia e Elbasanit 3 autorët e dyshuar.

Në banesën e njërit prej tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza me kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

D. R., 23 vjeç, E. B.(S), 25 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar dhe kanosur me jetë shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në Belsh dhe i kanë marrë atij shumën 2000 euro, pasi ai kishte postuar në rrjetin social instagram, automjetin e shtetasit D. R.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. R., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY