PD garanton se ditët e opozitës së kapur kanë marrë fund. Të rinjtë shqiptarë duhet të shohin tek PD një partner të së sotmes dhe së ardhmes, deklaroi sot Sekretarja për Organizatat Partnere, Megi Balliu ndërsa prezantoi gjetjet e një sondazhi me të rinjtë.
Gjetjet e sondazhit:
Një vëzhgim i kryer nga aktivistë rinorë, me 600 të rinj të moshave 15-29 vjeç, e ngel në klasë sistemin arsimor shqiptar.
77 përqind e të rinjve e konsiderojnë sistemin arsimor si jo cilësor, ndërsa 80 përqind i konsiderojnë shkollat si mjedise pak ose aspak të sigurta.
74 përqind thonë se problematikat e tyre nuk merren parasysh nga institucionet arsimore.
Çka është më dramatike lidhet me përqindjen e atyre që e konsiderojnë të ardhmen e tyre larg Shqipërisë dhe nuk duan të kthehen më.
Të rinjtë janë pyetur edhe për rritjen e çmimeve, dhe 97 përqind e tyre thonë se kjo ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme jetën e tyre.
Nuk është vetëm qeveria që goditet, por edhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat shihen si të pabesueshme.
OJF-të sipas të rinjve punojnë për interesat e tyre, dhe jo për të mbështetur rininë.
Vetëm 7 përqind e të anketuarve besojnë te shoqëria civile. Po kaq mosbesues janë edhe ndaj partive politike të cilat sipas tyre nuk kanë vullnet për zgjidhjen e problematikave të të rinjve.
Ky mosbesim te shoqëria civile dhe politika reflektohet edhe në qasjen e të rinjve ndaj procesit zgjedhor.
40 përqind thonë se nuk do të votojnë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm ndërsa 29 përqind se nuk janë të vendosur nëse do të shkojnë.
Anketimi është një shenjë tjetër e arsyeve të shpopullimit të vendit, një alarm që Partia Demokratike e ka ngritur vazhdimisht.
Sa i takon mosbesimit te politika Partia Demokratike e identifikon si të drejtë qëndrimin e të rinjve shqiptarë dhe kërkon ndjesë për pjesën e saj në këtë mosbesim.
Por ne ju bëjmë me dije të rinjve faktin se, ditët e opozitës së kapur, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile të kapura me oligarkët, dhe sidomos qeverinë, kanë marrë fund. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/