Rikthehen plotësisht shërbimet online në e albania

Rikthehen plotësisht shërbimet online në e albania

39
0
Shares

4 javë nga sulmi kibernetik ndaj e albania,  shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme.

Aktualisht, 1224 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë. Tashmë platforma e-Albania aksesohet dhe nga jashtë territorit të Republikës Shqipërisë dhe mund të aplikohet për 36 shërbimet konsullore, njoftoi AKSHI.

Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimin e fundit të mbetur: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja.

Sa i përket aplikimeve online të lejeve, AKSHI njofton ofron asistencë ligjore dhe procedurale ndaj Bashkive dhe institucioneve që kanë akses në sistemin elektronik e-Leje; si dhe  përgatit udhëzimin përkatës mbi bazën e të cilit do të operojnë të gjithë aktorët e përfshirë në proces, që dërgohet për shqyrtim dhe miratim dhe pranë Këshillit Kombëtar të Territorit. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY