Ndeshje me qen, por ‘arbitri’ bie në pranga pas postimit të përleshjeve...

Ndeshje me qen, por ‘arbitri’ bie në pranga pas postimit të përleshjeve dramatike

106
0
Shares

Një 24-vjeçar nga Tirana me inicialet R.M. u ndalua sot nga policia ndërsa në vijim do hetohet në gjendje të lirë pasi ka organizuar ndeshje mes qenve.

Sipas policisë ai ka nxitur qentë të sulmojnë njëri tjetrin dhe i ka filmuar duke i publikuar më pas këto pamje në rrjetet sociale.

Detajet e policisë:

Nxiti kafshët e tij shtëpiake (qentë) që të sulmonin njëri-tjetrin, filmoi pamjet dhe i publikoi në rrjetet sociale, identifikohet dhe procedohet penalisht 24-vjeçari.

Pas videos së publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin disa qen që sulmonin njëri-tjetrin, ju bëjmë me dije se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në pamjet filmike, u bë identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i shtetasit R. M.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Zallbastar, Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital 📲, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY