3 vatra zjarri u ndezën në lagjen muzeale “Kala”, nl qytetin e Beratit duke krijuar alarm tek policia dhe banorët.
”Për të mos krijuar panik te turistët dhe qytetarët, punonjësit e Policisë kanë përdorur mjete rrethanore, bashkë me banorët, duke bërë të mundur neutralizmin e flakëve, pasi në momentet e para, ndërhyrja e zjarrfikëses ishte e vështirë, për shkak të terrenit, duke qenë se zjarri kishte rënë në disa vatra përreth kalasë.
Reagimi i menjëhershëm i punonjësve të Policisë dhe i banorëve, më pas edhe i zjarrfikësve bëri të mundur parandalimin e përhapjes së zjarrit, i cili mund të kishte dëme të mëdha në lagjen muzeale”, njofton policia e Beratit.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Berat po punojnë për identifikimin e autorit/ve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/