SKEMA/ Inceneratori i shet drejtorit tokën, drejtori kontrakton pronarin e inceneratorit për...

SKEMA/ Inceneratori i shet drejtorit tokën, drejtori kontrakton pronarin e inceneratorit për fondin e BE për tokën, kështu ikën në ‘plehra’ paratë e bujqve

179
0
Shares

310 mijë euro grant nga fondet e IPARD-it ndërsa Elton Bualli, drejtori i përgjithshëm i inceneratorit të Tiranës, “fermeri” përfitues i granteve të BE-së.

Fill pas kësaj ka reaguar edhr deputetja Ina Zhupa. SPAK nuk i shikon keto skema? Kur do veproj?, thotë ajo.

“Gogo.al ka zbuluar personin që është përfituesi i 310 mijë euro nga skema e bujqësisë, ai është Elton Bualli. I cili nuk është një punonjës i thjesht i inceneratorit të Tiranës, është drejtori i përgjithshëm. Skema e marrjes së fondeve së bujqësisë është pjesë e skemave të shumta të përdorura nga inceneratori i Tiranës.

Personalisht jam përballur dy herë me të në cilësinë e drejtorit të inceneratorit të Tiranës:
– Në 18 Tetor 2020 Elton Bualli ka dalë jashtë landfillit duke na sulur punonjësit dhe duke dhënë urdhër të na përndiqnin me makina. Kemi qënë për ti denoncuar bashkë me Belind Këllicin.
– Në 11 shkurt 2022 Elton Bualli ishte personi që priti deputetët e kuvendit të Shqipërisë, nga komisioni hetimor edhe pyetjeve të mia i është përgjigjur ai duke bërë avokatin e inceneratorëve.

Pra një autoritet i lartë që merr përsipër të presi deputetët e një komisioni hetimor.

Sipas dokumentave të bëra publike nga media:
Me datën 16 gusht 2021 shoqëria “Integrated Energy BV SPV”, që ka marrë me koncesion ndërtimin dhe operimin e incerneratorit të Tiranës, i ka shitur shtetasit Elton Bualli një sipërfaqe toke arë 8500 metër katror në zonë e Sharrës.

Më pas shtetasi Elton Bualli ka bërë një kontratë konsulence me kompaninë “Consulting SE Partners” në pronësi të Stelja Gugallës, që të plotësojë të gjitha dokumentet e nevojshme tek Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për të përfituar fonde për ndërtimin e një fermë në zonën e Sharrës.

Po SPAK nuk i shikon keto skema? Kur do veproj? m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY