Dogji në Divjakë 100 hektarë bimësi dhe ullinj, askush nuk ka djegur...

Dogji në Divjakë 100 hektarë bimësi dhe ullinj, askush nuk ka djegur më gjerë

41
0
Shares

Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Biçukas, Divjakë, ku u dogjën 100 hektarë tokë me bimësi të ndryshme dhe ullinj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Fier, me marrjen e njoftimit për zjarrin e rënë në tokat bujqësore dhe në disa sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të banorëve të fshatit Biçukas, menjëherë kanë shkuar në ndihmë të banorëve të zonës duke punuar me mjete të ndryshme rrethanore, për të bërë të mundur neutralizmin e flakëve, që për shkak të erës u përhapën me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha toke, pasi në shumë drejtime zjarrfikësja nuk futej dot për shkak të terrenit të vështirë.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 60 vjeç, banues në Biçukas, Divjakë, në fshatin Biçukas, pasi dyshohet se duke djegur barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur deri në fshatrat Shën e Premte dhe Germenj, ku për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj, një sipërfaqe madhe toke me shkurre dhe pemë frutore, si edhe janë rrezikuar banesat e banorëve të këtyre fshatrave. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY