Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Apollonia”, Fier, është gjetur në rrugë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi D. G., 45 vjeç, banues në Fier.
Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq policia ka bërë të mundur identifikimin e dy personave pa jetë që janë gjetur dje, njëri në Seman e tjetri në Divjakë.
“Në vijim të informacioneve paraprake të dhënë ditën e djeshme për dy shtetas që u gjetën të mbytur, një shtetas në lumin Seman dhe një shtetas në plazhin e Divjakës, ju bëjmë më dije se u bë i mundur identifikimi i tyre, përkatësisht:
-Y. T., 61 vjeç, banues në Gorishan, Berat, u gjet i mbytur në lumin Seman;
-M. Dh., 86 vjeç, banues në Lushnjë, u gjet i mbytur në plazhin e Divjakës”, njofton policia e Fierit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/