PD ka vijuar edhe sot me pyetësor të përditshëm për Inceneratorët. Vjedhja 430 milion euro tregon se më së paku qeveria është ortake, ose vetë përfituese e këtyre parave, deklaroi deputetja e PD, Ina Zhupa.
5 pyetjet e deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa
1- Pse kryebashkiaku Armando Subashi, zgjodhi një truall privat për inceneratorin e Fierit, edhe pse Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Bashkisë i vendosi në dispozicion 10 troje publike ku mund te ndërtohej inceneratori?
2- Pse, pasi zgjedh token private para tokës publike e shpronëson atë me çmim dyfish: plot 460 mln lekë?
3- Pse dhe kush e ndryshoi destinacionin e tokës finale për ndërtimin e inceneratorit, nga ‘tokë arë’ në ‘tokë truall’ për t’i rritur çmimin në mënyrë fiktive?
4- Pse, dhe si, mund te lejohet që pasuria publike të jetë garanci bankare në favor të koncesionarit, siç e ka lejuar Subashi?
5- Si është e mundur që për shpronësimin e pasurisë Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë sot në burg ndërsa Armando Subashi, i cili ka kryer pagesat e shpronësimit, vazhdon të mbetet akoma i lirë? Për të njëjtat fakte, për të njëjtat shkelje dhe nuk arrestohet autori kryesor për shpronësimin e paligjshëm.
Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por të vështira për drejtësinë e kapur.
Ne kemi një përfundim: Të gjitha këto ndodhin SEPSE ATA I NDAJNË PARATË SË BASHKU.
Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/